Bëhuni anëtar i Diners Club për vetëm 5 minuta me formën e re elektronike për aplikim

Bëhuni anëtar i Diners Club për vetëm 5 minuta me formën e re elektronike për aplikim

Diners Club Maqedoni po lanson formën e re elektronike për aplikim për kartelën e Diners Club me teknologjinë më të fundit për kontrollin dhe konfirmimin e identitetit të aplikantëve, e para e këtij lloji në Maqedoni.

“Për kënaqësinë tonë më të madhe, po e mbyllim vitin 2022 me lansimin e formës sonë të re elektronike për aplikim, e para në vend, e cila përfshin verifikimin biometrik dhe konfirmimin e identitetit të aplikantëve.” – thotë Toni Jankovski, drejtor i sektorit për zhvillimin e produkteve dhe  të inovacioneve në Diners Club Maqedoni.

Me formën e re të aplikimit, Diners Club lehtëson dhe shkurton ndjeshëm procesin e aplikimit, duke ruajtur standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së përdoruesve.

Gjatë plotësimit të formës për aplikim, identiteti i aplikantit konfirmohet në vetëm 2 hapa të thjeshtë:

  1. Fotografim i dokumentit të identifikimit personal, nga i cili sistemi vetë i nxjerr të dhënat dhe kontrollon vlefshmërinë e dokumentit dhe
  2. Fotografi selfie e aplikantit, gjatë së cilës kryhet kontroll biometrik i fotografisë përkatëse me dokumentin e paraqitur për identifikim personal.

Në këtë mënyrë aplikantët mund të dorëzojnë me sukses aplikacionin e tyre për kartelën e Diners Club, tërësisht online, vetëm me letërnjoftim dhe një pajisje me kamerë, në më pak se 5 minuta.

Në përmbushjen e nevojës për përmirësim të vazhdueshëm të eksperiencës së përdoruesit, si dhe për digjitalizimin e proceseve me nivelin më të lartë të sigurisë, Diners Club realizoi një bashkëpunim strategjik me Blinking, kompani lider në fushën e identitetit digjital dhe user onboarding në Ballkani Perëndimor me seli në Beograd, Serbi.

“Jemi të kënaqur që transformimi digjital dhe verifikimi biometrik janë pjesë e strategjisë së Diners Club Maqedoni. Kompania jonë është e gatshme të mbështesë rritjen dhe ambicien e tyre për të adoptuar teknologji të reja, me qëllim që të mundësojmë përvojën më të mirë të përdoruesit, duke i mbajtur sigurinë dhe besimin si parimet kryesore të funksionimit.” – thotë Milica Llazareviq, drejtoreshë e sektorit për marrëdhënie me klientët në Blinking.

Forma e re elektronike për aplikim është pjesë e vizionit të Diners Club për digjitalizimin e plotë të shërbimeve dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesit të anëtarëve.

Përveç numrit të madh të përfitimeve që ju ofron Diners Club, anëtarësimi në vitin e parë është falas, kurse kartela pranohet në më shumë se 4000 pika shitjeje në Maqedoni dhe në më shumë se 45 milionë pika shitjeje në mbarë botën.

Mësoni më shumë dhe aplikoni që sot në: https://diners.mk/chlenstvo/

LEXO EDHE:

Back to top button