Belgjika po planifikon ta ndalojë përdorimin e aplikacionit “Signal”

Legjislacioni aktual në Belgjikë thotë se ofruesve u kërkohet të ruajnë vetëm të dhënat që tashmë janë mbledhur, dhe të dhënat që ofruesi nuk i ka nuk mund të ruhen sepse të njëjtat të dhëna nuk ekzistojnë.

Sipas projektligjit të ri, ofruesit e shërbimeve detyrohen të regjistrojnë të gjitha të dhënat në emër të qeverisë, edhe nëse nuk janë të nevojshme. Ligji i ri parashikon gjithashtu ruajtjen dhe regjistrimin e të dhënave.

Kjo është në dëm të aplikacionit popullor Signal, funksionaliteti i të cilit ka tërhequr shumë, sepse aplikacioni nuk ruan më shumë të dhëna sesa i duhen. Nëse ligji i ri miratohet në Belgjikë, aplikacionet si Signal mund të bëhen të paligjshme.

Ekipi që krijoi Signal është krenar që aplikacioni ruan vetëm të dhënat që janë të nevojshme. Kjo do të thotë se ajo që nuk ruhet nuk mund të rrjedhë. Signal e di vetëm kur është krijuar llogaria dhe kur përdoruesi është lidhur për herë të fundit me rrjetin. Aplikacioni nuk gjurmon kush dërgon mesazhe, kujt dhe kur.

Belgjika dëshiron që ligji i ri të detyrojë Signal të monitorojë përdoruesit, por edhe të mbajë shënime se çfarë kontaktesh kanë pasur përdoruesit dhe me kë kanë komunikuar. Kjo mund ta bëjë të vështirë funksionimin e aplikacionit Signal në Belgjikë.

Ka shumë mundësi që nëse Belgjika miraton projektligjin e përmendur, një përfundim i tillë i situatës do të pasojë edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button