Bëni një test të shpejtë me ujë të ftohtë dhe zbuloni nëse keni një zemër të shëndetshme

Bëni një test të shpejtë me ujë të ftohtë dhe zbuloni nëse keni një zemër të shëndetshme

Është e qartë për të gjithë se është e nevojshme të shkoni në kontrolle të rregullta, por ekziston edhe një test që mund ta provoni në shtëpi, i cili do të zbulojë gjendjen e shëndetit të zemrës suaj.

Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë të merrni një ide se si funksionon zemra juaj dhe t’ju tregojë shëndetin tuaj të zemrës në vetëm 30 sekonda.

Si bëhet testi?

Hapi i parë

Merrni një tas mjaft të madh për të futur të dyja pëllëmbët dhe mbusheni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, shtoni pak akull.

Hapi i dytë

Vendosini duart në tas dhe mbajini për saktësisht 30 sekonda. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni se si gjaku do të reagojë kur bie në kontakt me ujin e akullit.

Rezultati

Nëse keni bërë gjithçka siç duhet, tani është koha për të kontrolluar gjendjen e zemrës suaj. Këto janë dy rezultatet e mundshme:

1. Gishtat janë të kuq

Nëse gishtat janë të kuq, ky është një rezultat i mirë. Kjo do të thotë që nuk keni probleme që lidhen me oksigjenimin në gjak. Zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të mirë.

2. Gishtat u kthyen të zbehtë ose blu

Nëse gishtat tuaj janë zbehur ose blu, ekziston mundësia që të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kjo ndodh për shkak se ka një nivel të ulët të oksigjenit në qelizat tuaja të gjakut ose për shkak se keni një problem me bartjen e oksigjenit përmes qarkullimit të gjakut në zemër, gjë që mund të tregojë probleme me sistemin kardiovaskular.

Në këtë rast, mund të provoni të ngrohni ose masazhoni zonën e duarve për të rikthyer ngjyrën normale. Nëse kjo nuk ndodh shpejt, sigurohuni që të shihni një mjek. Sidomos nëse gjatë testit ndjeni gulçim, dhimbje në kokë apo gjoks, djersitje, ngurtësi në shpatulla, këmbë, krahë, gishta apo thembra, marramendje, kjo është një shenjë se duhet të bëni një ekzaminim urgjent.

LEXO EDHE:

Back to top button