Berisha asiston në golin e fitores për Reimsin

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, asistoi për fitoren e skuadrës së Reimsit me rezultat 2:1 në terrenin e Nantit.  Në minutën e 89-të, Berisha asiston me kohë, ndërsa Abdelhamid shënoi për fitoren e madhe, 1:2. Për Reimsin shënuan Ghislain Konan (39′) e Abdelhamid (89′) dhe për Nantes-in Simon (14′).

 

Futbollisti Arbër Zeneli u paraqit titullar deri në minutën e 46-t, ndërsa Berisha zhvilloi tërë ndeshjen. Pas javës së 28-të në Francë, Reims ngritët në vend të 12-të me 34 pikë dhe Nantes është i 19-ti me 24.

LEXO EDHE:

Back to top button