Berluskoni: Nëse fitoni ndaj Milanit ose Juves, ju sjell një autobus me pro*tituta

Silvio Berluskoni ka qenë gjithmonë i famshëm për batutat dhe deklaratat e tij, të cilat shpesh kanë shkaktuar diskutime, sidomos kur ishte kryeministër i Italisë. Vitet kalojnë dhe ish-padronit të Milanit nuk i humbet ‘zëri’, siç dëshmohet nga ‘performanca’ e ofruar nga presidenti aktual i Monza gjatë darkës së Krishtlindjes së klubit Brianza, mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të të pranishmëve.

Duke iu treguar të pranishmëve se si arriti në zgjedhjen (e cila më vonë doli të ishte e lumtur) për t’ia besuar ekipin Raffaele Palladino, pas shkarkimit të Xhiovani Stroppa, Berluskoni shpjegoi.

“Ne kemi gjetur një trajner të ri, trajnerin e ‘Primavera’ sonë. Trajner që është i mirë, simpatik, i sjellshëm dhe i aftë për t’i stimuluar djemtë tanë. Pastaj, kam vendosur një bonus shtesë për lojtarët. Tani vijnë Juve, Milani etj. dhe nëse fitojnë me një nga këto skuadra të mëdha do t’iu çoj një autobus plot prostituta në dhomën e zhveshjes,” tha mes tjerash Berluskoni.

LEXO EDHE:

Back to top button