BERZH mbështet planin prej 4 miliardë eurosh për të larguar Maqedoninë e Veriut nga energjia e qymyrit
BERZH mbështet planin prej 4 miliardë eurosh për të larguar Maqedoninë e Veriut nga energjia e qymyrit

Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Bankën Botërore dhe huadhënës të tjerë , do të mbështesin një plan prej 4 miliardë eurosh për të shkëputur Maqedoninë e Veriut nga energjia me qymyr, ka bërë të ditur agjencia Reuters. Marrëveshja, sipas BERZHI-it e cila pritet të shpallet në bisedimet për klimën në Dubai, më 30 nëntor, do të parashtrojë një plan për mbylljen e dy termocentraleve të qymyrit dhe zëvendësimin e tyre me 1.7 gigavat energji të rinovueshme.
“Qymyri në Maqedoninë e Veriut përfaqëson 40% të burimit të energjisë, kështu që është shumë i madh, është shumë i rëndësishëm. Ky është një shembull i asaj që do të donim të tregonim në COP28, për të paraqitur këtë qasje dhe çfarë mund të japë, si dhe përkushtimin e vendit”, deklaroi Odile Renaud-Basso, Presidenti i BERZH-it.
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, sipas Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka punuar ndër vite për t’u larguar nga qymyri, pasi Kombet e Bashkuara në vitin 2018 e quajtën Shkupin vendin më të ndotur në Evropë. Por në vitin 2021, u rihap termocentrali me qymyr, REK Oslomej, për të shkurtuar importet e energjisë elektrike. Të dy termocentralet me qymyr janë të vjetruara dhe me linjit, që është lloji më ndotës i qymyrit. Nga Fondi i Investimeve Klimatike të Bankës Botërore konfirmojnë se Maqedonia e Veriut është në garë për 85 milionë dollarë financime koncesionare prej saj. Nga Fondi thanë se plani i investimit, duke përfshirë shumën specifike të parave, do t’i shkonte organit drejtues të për miratim në fillim të vitit të ardhshëm. Presidenti i BERZH-it tha se krahas rreth 300 apo 400 milionë eurove financime koncesionare, financimi do të vinte nga huadhënësit shumëpalësh si Korporata Financiare Ndërkombëtare dhe sektori privat. Nga Korporata Financiare Ndërkombëtare kanë thënë se tranzicioni i gjelbër, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ishte një nga prioritetet e tij kryesore, por se nuk ishte në gjendje të konfirmonte ndonjë detaj të planit. Maqedonia e Veriut iu bashkua Aleancës së shteteve të angazhuara për të hequr gradualisht energjinë me qymyr – në vitin 2021. /Alsat.mk