BESA akuzon kryeshefin e SPB Tetovë, se po thërret në bisedë informative aktivistë të kësaj partie

BESA akuzon kryeshefin e SPB Tetovë, se po thërret në bisedë informative aktivistë të kësaj partie

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Lëvizja BESA ka azkuzuar sot Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë se me urdhëra të kryeshefit të këtij sektori, po thirren në bisedë informative aktivistë të kësaj Partie, shkruan Alsat.

Sipas Lëvizjes BESA, të rinjtë e forumit rinos të BESA-s, fillimisht janë thirrur me telefon për tu lajmëruar në polici, ndërsa më vonë iu është dërguar edhe ftesa zyrtare.

“Thirrja në polici një ditë para zgjedhjeve është mekanizëm frikësimi, siç bëri para dy muajsh putini në Rusi e Vuçiçio në Beograd. Imagjinoni BDI e cila deklarohet se ka formuar Front Evropian, në radhë të parë ka emëruar në mënyrë të jashtëligjshme shef ne SPB Tetovë  një person me dosje kriminale dhe e dyta, përmes këtij personi ushtron dhunë presion e trysni ndaj qytetarëve që të mos e mbështesin opozitën por me çdo kusht ta votojnë BDI. Apelojmë gjithë organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave që të qëndrojnë në Tetovë dhe ta ndjekin veprimin anti evropian të BDI-së”, tha Albi Qamili nga Lëvizja BESA.

Nga ana tjetër, nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, kanë hedhur pohimet e Lëvizjes BESA, duke theksuar se deri më tani është thirrur vetëm një person në bisedë në polici.

“Gjatë ditëve të fundit, deri më sot (22-prill) në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është evidentuar vetëm një thirrje për një person, edhe atë për personin D.A. (27) nga Neproshteni i Tetovës, i cili ka qenë i raportuar për veprën penale ,,Keqpërdorim i të dhënave personale” e dënueshme sipas nenit 149 al.2 e Kodit Penal të RMV-së”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button