Besimi: Ligji për buxhetin është gati

Ligji për buxhetin sot është ngjitur në “Ener”. Çdokush mund të kyçet në debatin publik. Bëhet fjalë për ligj reformues, i harmonizuar me disa direktiva evropiane, kështu informoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me Asociacionin e Bankave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Situata aktuale e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, sipas Besimit, është serioze, për të cilën treguesi më i mirë është BPV-ja dhe borxhi publik.

“Ajo që është e mirë në të gjithë këtë është se sistemi financiar është i qëndrueshëm. Ky është një avantazh i madh në ballafaqimin me krizën Kovid. Në këtë periudhë kur numrat e tjerë kanë një shenjë negative, është mirë që në sektorin financiar dinamikat janë akoma me parashenjë pozitive”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër për financa.

Ndërkohë nga Asociacioni i Bankave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë anëtare të gjitha bankat kryesore të vendit, u theksua se sektori bankar është i qëndrueshëm. Nga ky asociacion njoftuan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët në mënyrë që të dalin nga kriza aktuale.

LEXO EDHE:

Back to top button