Besimi në Magazina Ekonomike: Dy kritere për subvencionimin e pagave të punëtorëve

Sa i përket subvencionimit të pagave, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi u shpreh se  janë dy kritere. Sipas ti e para ka të bëj me krahasimin e tre muajve të fundit me ato paraprake dhe e dyta  ndërlidhet me ditën kur ka përfunduar pakoja paraprake e masave ekonomike, gjegjësisht 31 dhjetori.

“Njëri është të krahasojmë tre muajt e fundit  të këtij viti me tre muajt paraprak, nëse aplikon për muajin shkurt do të thotë duhet të krahasohet: nëntor, dhjetor, janar me ato të një viti më parë. Ndërsa numri i të punësuarve ka të bëj me ditën kur ka përfunduar pakoja paraprake, gjegjësisht 31 dhjetor të vitit 2020, për shkak se ideja është që në këtë nivel të mos ketë ndryshim. Kjo nuk është ndonjë kufizim i ri sepse ato që kanë shfrytëzuar mjete deri tani  edhe ashtu e kanë obligim dy muaj më pas të mos zvogëlojnë numrin e të punësuarve, kjo nuk paraqet ngarkesë shtesë”, tha Besimi.

LEXO EDHE:

Back to top button