Besimi: Pakoja e pestë nuk është pako e emergjencës, por e rimëkëmbjes ekonomike

Ministri i Financave Fatimir Besimi në “Magazina Ekonomike” u shpreh se pakoja e pestë nuk është pako e emergjencës, por pako për rimëkëmbje të ekonomisë. Sipas tij e gjithë pakoja do të realizohet në aspektin financiar dhe nuk do të paraqes problem planifikimi i buxhetit. Megjithatë shprehet se disa nga këto masa përfshi edhe masën e pagave janë procedura ligjore të cila duhet të kaloj në parlament.

“Masat që do të realizohen në aspekt buxhetor financiar janë të parapara në dinamikën e parashikuar në pakon e pestë, do të thotë në gjysmëvjetorin e parë do të ketë edhe një rishikim, në momentin kur dhe si, do të shohim se si do të rrjedhin zhvillimet globale ekonomike,  ashtu do të jetë edhe këtu. Moment tjetër i rëndësishëm në këtë  është procesi inkluziv, gjithëpërfshirës. Nuk ka qenë ndonjë presion por ka qenë dialog i vazhdueshëm se cilat masa do të aplikohen. Prandaj ajo që është konceptuale, ndryshimi i pakos së pestë me pakot paraprake është orientimi apo koncepti që kjo pako tanimë nuk është për të shpëtuar ekonominë, pako e emergjencës, por është pako për rimëkëmbje të ekonomisë dhe është pako për përshpejtimin e zhvillimit të ekonomisë.  Prandaj edhe pjesa e rogave ka një inovacion që nëse në të kaluarën duhej të kthenin mjetet ato kompani që kishin profit në vitin 2020, duhej të kthenin 50 për qind të subvencionit, tani poqëse ato e investojnë këtë pjesë, ato nuk janë të obliguar që të kthejnë mjetet e tyre në buxhet, por do të zhvillojnë ekonominë vendore”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

LEXO EDHE:

Back to top button