Besimi: Nuk përjashtohet rishikimi i buxhetit

Për realizimin e pakos së pestë ekonomike e cila sipas njoftimeve të deritanishme do të kushtoj 160 milion euro,  nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të buxhetit të viti 2021. Këtë e bëri të njohur vetë ministri i Financave Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”.

“Gjithsesi, pakoja ashtu siç është paralajmëruar edhe mjetet janë paraparë në buxhet.  Që në fillim viti edhe kur u aprovua buxheti në dhjetor qartë u pa se 50 milion euro i kemi paraparë që të ndahen mjete për programin për Kovid  dhe tani pakoja e parë i përfshin këto 50 milion në realizimin e të gjitha masave që janë paraparë aty. Ndërsa në pakon e 29, masave në pakon  pestë, vlera e përgjithshme 91 milion do të realizohen në vitin në vijim, këtu janë edhe linjat kreditore të cilat varësisht nga realizimi deri në gjysëmvjetorin e parë, sipas realizimit ndoshta  do të ketë nevojë edhe  për një rishikim të buxhetit, ashtu siç është paralajmëruar kur u miratua buxheti për vitin 2021”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër për Financa.

LEXO EDHE:

Back to top button