Angellov: Bora nuk na befasoi, intervenuam në kohë

Bora aspak nuk na befasoi dhe ne reaguam me kohë, thotë në intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov. Siç thotë ai, gjatë reshjeve të borës është e pamundur të pritet që rrugët të jenë të pa rrëshqitshme. Këtë nuk mundet ta bëjë askush në Evropë, thotë ai, duke shtuar se, në rast të reshjeve të dendura të borës, qytetarët duhej të ishin më të durueshëm dhe të mos udhëtojnë në vende ku paraprakisht dihet se do ketë shumë borë.

“Ekipet e “Rrugëve të Maqedonisë” dolën në terren. Në momentin derisa kishte reshje bore, autostradat dhe rrugët magjistrale po pastroheshin në kohë reale. Por, sado që të jeni të organizuar, shtete shumë më të organizuara se Maqedonia, është normale derisa po bie borë të kemi vende rrëshqitëse dhe është normale diku bora të grumbullohet. Nevojitet makineri shumë e madhe që në ndonjë autostradë bora të pastrohet plotësisht. Shembull të tillë nuk kemi askund në Evropë”, tha Angellov.

LEXO EDHE:

Back to top button