Besimi: Reformat tatimore kanë filluar, tani për tani po bëhen vetëm analiza

" "

Reformat tatimore kanë filluar dhe tani për tani bëhen vetëm analiza, nëse dhe çfarë ndryshimesh do të bëhen në politikën tatimore. Ministri i Financave Fatmir Besimi, nuk bëri të ditur nëse do të ketë rritje të tatimeve, të tilla si tatimi mbi vlerën e shtuar ose aplikimi i mundshëm i tatimit progresiv. Për Besimin, është shumë herët të flitet për normat e tatimeve, sepse për momentin në rrjedhë janë vetëm analizat. Lidhur me uljen e mundshme të TVSH-së nga 18 në 5 për qind të energjisë elektrike, Besimi u përgjigj se deri më tani nuk ka pasur një diskutim të tillë në Qeveri.

“Nëse ka një diskutim të tillë të Qeverisë, ne do të informojmë dhe do t’i bëjmë llogaritjet dhe analizat se çfarë do të thotë në raport me vendet e tjera. Për momentin nuk kemi një propozim të tillë qeveritar”, deklaroi Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

LEXO EDHE:

Back to top button