Pagat e muajit shkurt dhe mars, sot nis aplikimi për ndihmë shtetërore

" "

Nëntë mijë punëtorë për shkurtin dhe 54 mijë për marsin nuk i kanë marrë pagat e tyre. Sipas ministrit të financave, Fatmir Besimi, masa për dhënien e pagave të parashikuara nga grupi i pestë i masave do t’i mbulojë punëtorët që nuk kanë marrë paga për këto dy muaj. Besimi nuk u përgjigj konkretisht nëse numri i lartë i pagave të papaguara është shenjë se Qeveria po shqyrton vazhdimin e masës për pagimin e pagave në muajt në vijim.

https://www.youtube.com/watch?v=ZMaVua5sdok&feature=youtu.be

Si Qeveri i ndjekim të gjitha lëvizjet dhe reagojmë në përputhje me rrethanat, deri më tani u jemi përgjigjur në kohën e duhur të gjitha kërkesave që ishin të nevojshme në përputhje me mundësitë tona dhe kështu do të jetë. Për momentin nuk mund t’ju them se do të ketë përsëri masë për pagat, do t’i ndjekim nevojat dhe ashtu do të reagojmë”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Deri më 30 prill, kompanitë do të mund të aplikojnë për masën për dhënien e pagave për muajt shkurt dhe mars.

Punëdhënësi paraqet kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e pagave për të punësuarit PBV-IP/Z për çdo muaj veç e veç përmes sistemit të E-taksave më së voni deri më 30 prill 2021. DAP menjëherë, më së voni brenda tri ditësh, do të paraqesë përgjigje për kompletimin e kërkesës”, deklaroi Sanja Lukarevska, drejtore e DAP.

Në varësi të rënies së të ardhurave, punëdhënësit do të marrin ndihmë që lëviz nga 14.500 deri në 21.776 denarë për të punësuar. Për këtë masë janë shpërndarë 31 milion euro dhe është planifikuar të mbulohen 60 mijë punëtorë. Punëdhënësit që do t’i investojnë paratë e marra nga shteti në fund të vitit, nuk do të jenë të detyruar t’i kthejnë, e nëse nuk i investojnë, do të duhet të kthejnë 50 për qind të ndihmës së marrë në tre këste mujore pa kamatë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button