Besimtarët bektashianë kremtojnë Ditën e Sulltan Nevruzit

Besimtarët bektashianë kremtojnë Ditën e Sulltan Nevruzit

Sot besimtarët bektashianë kremtojnë Ditën e Sulltan Nevruzit. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së shpresës dhe njerëzimit. Sulltan Nevruzi është festuar në më shumë se 3000 vite. Për nder të ditës së Sulltan Nevruzit nuk mungojnë ushqimet tradicionale.

Në Shqipëri, Dita e Sulltan Nevruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Krerët e shtetit dhe ministrat uruan sot në Shqipëri për mbarësi, paqe e begati. Në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë u zhvillua ceremonia e festës. Gjithashtu, ceremonia u pasua nga koncert festiv me këngëtarë. Baba Edmondi, në fjalimin e tij përcolli mesazhin e shpresës rilindjes e mirësisë.

“Uroj që Sulltan Nevruzi, kjo ditë e re të sjellë mbarësi dhe bekime nga Zoti për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Në këtë ditë kaq të veçantë, uroj dhe shpresoj ta doni më shumë njëri tjetrin, të bëni mirë dhe të përparoni duke pasur dashamirësi në zemrat tuaja. Secili duhet të njohë veten, ta mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë dashuri, paqe e mirësi”, tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i bektashinjve.

LEXO EDHE:

Back to top button