Besnik Emshiu premton zhvillim ekonomik dhe dixhitalizim në mandatin e ardhshëm në Bogovinë

Besnik Emshiu premton zhvillim ekonomik dhe dixhitalizim në mandatin e ardhshëm në Bogovinë

Aleanca Kombëtare për Integrim, mbrëmë mbajti tubim në komunën e Bogovinës. Kryetari aktual dhe kandidati për edhe një tjetër mandat, Besnik Emshiu, u tha banorëve të kësaj komune se në mandatin e ardhshëm fokusi do të vendoset në zhvillimin ekonomik lokal, investime e projekte për fëmijët dhe të rinjtë, investime në infrastrukturë moderne si dhe dixhitalizim të shërbimeve komunale.

“Në mandatin e ardhshëm do të fokusohemi në zhvillimin ekonomik lokal, investime në infrastrukturë moderne, dixhitalizim të shërbimeve komunale, investime në shkolla të sigurta, projekte rinore, investime për një komunë të gjelbër dhe të pastër, Bogovina do të vazhdojë të jetë shembull i zhvillimit, unitetit dhe përparimit. Rruga jonë është e qartë, Bogovina ec përpara. Të nderuar qytetar ju ftoj që më 19 tetor të votoni numrin 4, të votoni besëlidhjen Aleanca kombëtare për Integrim, për një fitore sa më të thellë”, tha Besnik Emshiu, Kandidat për kryetar të Bogovinës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button