Bexheti: Ky është ekzekutivi i vetëm që e përçau elektoratin e BDI-së

Bexheti: Ky është ekzekutivi i vetëm që e përçau elektoratin e BDI-së

Sekretari organizativ i BDI-së vlerëson se ekzekutivi aktual i kësaj partie është formacioni i parë i cili sipas tij arriti ta përçanë subjektin dhe elektoratin e tij. Sipas Bexhetit, ky formacion i ekzekutivit ka asgjësuar mendimin ndryshe në parti.

“Ky ekzekutiv i BDI-së në krye me Artan Grubin është i vetmi ekzekutiv i cili arriti të bën përçarje të thellë brenda elektoratit dhe përkrahësve. BDI nuk e kanë votuar vetëm anëtarët por kanë votuar edhe qytetarët të cilët janë të papërcaktuar. Është ekzekutivi i parë i cili arriti të bën një përçarje të tillë duke imponuar një mendësi që kush mendon ndryshe të merren masa për shkarkim madje edhe funksionarët të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshme për një fitore të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2020”, tha Bexheti në emisionin “Rruga drejt”.

LEXO EDHE:

Back to top button