Bexheti: Tatim duhet të paguhet sa herë që realizohen të ardhura

Bexheti: Tatim duhet të paguhet sa herë që realizohen të ardhura

Eksperti i Çështjeve ekonomike, Abdylmenaf Bexheti i ftuar në emisionin e sontëm “Mgazina Ekonomike”, derisa foli për çështjen e honorarëve u shpreh se duhet të eliminohet mundësia që kontributet të mos paguhet dy herë, ndërsa nënvizoi se tatim duhet të paguhet sa herë që realizohen të ardhura.

Një nga çështjet që më shumti ka ngritur pluhur është çështja e honorarëve. A mund të ndodh tatim i dyfishtë i personave që punojnë dhe që janë të angazhuar me kontrata në vepër?

“Këtë e kemi  diskutuar edhe në Ministrinë e Financës, duke qenë edhe anëtar i grupit të punës të cilët po punojnë në përgatitje të këtyre zgjidhjeve dhe në fund u tha që zgjidhja është vendim politik. E kemi debatuar në kuptim të reduktimit, për shkak se është detektuar si fushë e keqpërdorimeve dhe evazioneve tatimore në këtë aspekt, posaçërisht për të bërë dallimin midis kontratës në vepër nga punëdhënësi ekzistues për aktivitete të shtuara të të njëjtit person apo të punësuar, dhe jo vetëm çështja e kontributeve por edhe shtesa tjera. Në këtë aspekt duhet pasur parasysh se ku janë evazionet dhe duhet të eliminohet së paku mundësia që dy herë të mos paguaj kontribute, tatim duhet të paguaj 3 herë, 5 herë, sa herë që realizon të ardhura”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Akademik./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button