Biden bëri një hap drejt legalizimit të marihuanës në SHBA: Njerëzit nuk duhet të jenë në burg për të

Biden bëri një hap drejt legalizimit të marihuanës në SHBA: Njerëzit nuk duhet të jenë në burg për të

Presidenti amerikan, Joe Biden ka hedhur hapin e parë drejt dekriminalizimit të marihuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të thotë se ka nisur të përmbushë premtimin parazgjedhor se ata që përdorin këtë substancë narkotike nuk do të dënohen më me burg.

Ai bëri të ditur se do të falen të gjithë ata që janë dënuar për posedim të marihuanës dhe ka të bëjë me mijëra amerikanë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Dërgimi i njerëzve në burg për posedim marihuane ka ndryshuar jetën e tyre. Kjo është sjellje që nuk dënohet gjithnjë e më shumë në shtete. Dokumentet penale për posedimin e marihuanës kanë qenë një pengesë e panevojshme për punësimin, strehimin dhe mundësitë për arsimim. Gjersa të bardhët dhe afrikano-amerikanët dhe të tjerët përdorin marihuanë në mënyrë të barabartë, shumë më shumë afrikano-amerikanë arrestohen dhe ndiqen penalisht”, tha Biden.

Ata do të kërkojnë nga guvernatorët e shteteve federale që të japin falje dhe të kërkojnë një rishikim të ligjeve që trajtojnë marihuanën.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt dekriminalizimit të kësaj substance narkotike. Sipas ligjit federal, marihuana është e paligjshme, edhe pasi shtetet individuale kanë legalizuar përdorimin e saj rekreativ dhe mjekësor.

Biden nuk është në favor të legalizimit të përdorimit rekreativ të marihuanës, por ai e mbështet dekriminalizimin.

“Askush nuk duhet të jetë në burg për marihuanë. Si president, unë do të dekriminalizoj përdorimin e kanabisit dhe do të rrëzoj vendimet e gjykatave”, premtoi ai gjatë fushatës presidenciale.

Ndryshe, 19 shtetet të SHBA-ve deri më tani e kanë legalizuar marijuanën për rekreacion.

LEXO EDHE:

Back to top button