Biden: Mbrojtja e demokracisë “sfida e kohës sonë”
Presidenti Joe Biden u kërkoi pjesëmarrësve në takimin e parë të nivelit të lartë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për Demokracinë që të zmbrapsin prirjen drejt regresit të demokracisë, që po shfaqet në një kohë të rritjes së autoritarizmit në mbarë globin dhe sfidave të jashtëzakonshme ndaj institucioneve themelore në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Biden tha se në kënvështrimin e tij, democracia është sfida themelore e kohës që po jetojmë.
“Jemi në një pikë kthese në histori sipas mendimit tim. Zgjedhjet që bëjmë tani do të përcaktojnë rrënjësisht drejtimin që do të marrë bota në dekadat e ardhshme A do të lejojmë që hapat prapa lidhur me të drejtat dhe demokracinë të vazhdojnë të pakontrolluar, apo do të kemi së bashku vizionin dhe guximin, të udhëheqim edhe një herë përpara marshimin e përparimit njerëzor dhe lirisë njerëzore “, tha presidenti Biden.
Samiti vjen ndërsa demokracia amerikane përballet me sfida ndaj institucioneve dhe traditave të saj institucionale, përfshirë sulmin e 6 janarit në Kapitol dhe pretendimeve të rreme të Donald Trumpit për zgjedhje të vjedhura.
Në fjalimin e tij, Presidenti Biden shpalli Nismën Presidenciale për Ripërtëritjen e Demokracisë. Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të japin deri në 424.4 milionë dollarë për këtë nismë.
Në aktivitetin e organizuar nga Departamenti i Shtetit, Presidenti Biden tha se një shtyp i lirë ishte kritik për demokracinë








