Biden nënshkruan ligjin që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë

Biden nënshkruan ligjin që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar ligjin që lejon martesat e personave të gjinisë së njëjtë, e kjo ceremoni e nënshkrimit është mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë dhe dashuria na mbrojnë nga urrejtja, dhe për këtë ka rëndësi të madhe ky ligj për çdo amerikan”, tha Biden

Ligji mbron martesat ndër-racore në SHBA. Disa shtete nuk do t’u kërkohet të lëshojnë licenca martese për çiftet e të njëjtës gjini, por atyre do t’u kërkohet të njohin martesat e tilla të kryera diku tjetër në SHBA.

Ligji parashikon që kishat ende mund të refuzojnë të kryejnë martesa homoseksuale. Shumica e republikanëve në Kongres votuan kundër këtij ligji, raporton AP.

Qëllimi i ligjit të ri është të mbrojë martesat e homoseksualëve, nëse Gjykata e Lartë e SHBA-së anulon ndonjëherë vendimin Obergefel kundër Hodges.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe pronari i “Club K”, një klub nate homoseksualësh në Kolorado, ku pesë persona u vranë nga të shtënat muajin e kaluar, si dhe dy të mbijetuar të atij sulmi.

LEXO EDHE:

Back to top button