Biden: Ukraina aktualisht nuk ka nevojë për avionë F16

Biden: Ukraina aktualisht nuk ka nevojë për avionë F16

Ukraina nuk ka nevojë për avionë F16, tani për tani, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden.

“Për momentin, unë po e përjashtoj atë”, tha ai për mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Kiev.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thoshte “kurrë”, presidenti amerikan u përgjigj se “nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht se çfarë do t’i duhet në të ardhmen Ukrainës për të mbrojtur veten”.

“Por tani, sipas vlerësimeve të ushtrisë sonë, nuk ka asnjë arsye për të dërguar F16″, theksoi ai.

Biden përsëriti edhe synimin e tij për të provuar të kandidojë përsëri për një mandat të dytë në vitin 2024.

Ai gjithashtu ka pranuar se ”është legjitime që njerëzit të bëjnë pyetje në lidhje me moshën time”.

”Që nga fillimi, synimi im ishte të kandidoja për një mandat të dytë”, deklaroi Biden.

”Por, ka shumë gjëra që duhet të arrijmë në një afat të shkurtër, përpara se të filloj një fushatë të re”, tha presidenti.

Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së.

”E vetmja gjë që mund t’i them kujtdo që shqetësohet për moshën time është të më shikojë mua”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button