Biden vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelenskin

Biden vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelenskin

Në një vizitë të pa njoftuar dhe krejtësisht të papritur, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, ku shtrëngoi duart për të parën herë me Volodymir Zelenskin në vendlindjen e këtij të fundit.

Një sërë liderësh europianë e kanë ndërmarrë më parë këtë udhëtim të rrezikshëm, e madje në kryeqytetin e vendit të përfshirë nga lufta u mbajt dhe një samit i BE-së, por ky është udhëtimi i parë i shefit të Shtëpisë së Bardhë, atje që kur Rusia nisi pushtimin e këtij vendi shkurtin e vitit 2022.
Zelenski e përshkroi vizitën e Bidenit si një “shenjë jashtëzakonisht të rëndësishme të mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.

Për herë të fundit, dy liderët ishin takuar në dhjetor, kur Zelenski qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington. Asokohe, Biden e siguroi homologun e tij se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën “do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë”.

Më herët ishte njoftuar vetëm që Bideni do të vizitonte Poloninë, ku do të përsëriste angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën për sa kohë që do të nevojitet. Fjalimi presidentit atjë do të mbahej vetëm pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit rus ndaj vendit fqinj.

Sipas korrespondentëve të huaj, kreu i shtetit amerikane ka insistuar për këtë fjalim me gjithë zbehjen të mbështetjes nga ana e republikanëve për Kievin, por edhe një zbutje të mbështetjes së përgjithshme mes popullatës amerikane që po i mëshon nevojës për arritjen e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

LEXO EDHE:

Back to top button