Kërcënoi gruan, arrestohet nga policia

Kërcënoi gruan, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se ka privuar nga liria 39 vjeçarin nga Tetova i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij me të cilën ishin në procedurë divorci për dhunë fizike.

“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (19-shkurt) në ora 13:30 kanë privuar nga liria 39-vjeçarin N.M. nga një fshat i rrethinë së Tetovë, pasi që paraprakisht kishte kërcënuar gruan e tij 39-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë divorci. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj N.M. do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button