Sindikata e pavarur medicinale kërkon përgjegjësi për pagat e vonuara

Sindikata e pavarur medicinale kërkon përgjegjësi për pagat e vonuara

Përfaqësues të Sindikatës së Pavarur Medicinale sot përmes një proteste kërkuan përgjegjësi për pagat e vonuara. Nga kjo sindikatë deklarojnë se ky problem po vazhdon prej vitesh dhe po trashëgohet nga viti në vit, andaj kërkojnë zgjidhje të përhershme të këtij problemi.

“Nuk duhet vetëm të investosh, por duhet të mirëmbahet i njëjti. Duke pas parasysh faktin se ndër vite, nuk beget fjalë për 2-3 vite, por së paku 10 vjet. Për këtë arsye si sindikatë kërkojmë edhe përgjegjësi personale për personat që janë në pozicion që të organizojnë dhe zbatojnë rregulla dhe ligje”, deklaroi Goran Risteski, Sindikata Medicinale e Pavarur. /V.A.

LEXO EDHE:

Back to top button