Xhoshua: E shoh veten si një pretendent, s’kam asgjë për të humbur

Pavarësisht dy humbjeve ndaj Oleksandr Usyk, ku humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë, boksieri britanik Enthoni Xhoshua mendon se mund të rikthehet në majën e botës. 33-vjeçari, në prag të duelit që do të zhvillojë ndaj amerikanit Xhermejn Franklin (më 1 prill në Londër), shprehet optimist për të ardhmen e tij.

“Kur jeni duke kërkuar për madhështinë, kur jeni duke kërkuar për më mirë, duhet të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë dhe të nisni kërkoni. Përfundova në Teksas dhe Derrik Xhejms është një trajner i mirë mes shumë trajnerëve të tjerë atje. Ndjeva se Derik ishte një përshtatje e mirë për mua. Kryesore për mua është se do të përballem me Franklin me një mentalitet të ri. Për këtë luftë, për herë të parë pas shumë kohësh, ndjej se nuk kam asgjë për të humbur. E shoh veten si një pretendent. Kur ke titujt dhe je kampion, duhet të luftosh në një mënyrë të caktuar. Sepse je kundër dikujt që vjen të marrë atë që ke”, tha Xhoshua për “Sky Sports News”.

LEXO EDHE:

Back to top button