Billboard: Drake thyen rekordin 55-vjeçar të Beatles

Billboard: Drake thyen rekordin 55-vjeçar të Beatles

Reperi kanadez Drake theu rekordin e Beatles si artisti me më shumë këngë në mesin e pesë këngëve më të luajtura në tabelën e Billboard, njoftoi faqja. Ky rekord mbahej nga grupi i famshëm britanik për 55 vjet.

Për momentin, Drake ka më shumë këngë që kanë arritur në pesëshen e parë në historinë e tabelës së Billboard “Hot 100” se çdo artist tjetër, raporton British Independent.

Hiti i fundit i muzikantit, emri i plotë i të cilit është Aubrey Drake Graham, “Stayin Alive” ishte rezultat i bashkëpunimit me kolegët e tij DJ Khaled dhe Lil Baby.

Nga ana tjetër, grupi britanik pop-rock The Beatles u rendit për herë të fundit me hitin e tyre të vitit 1970, “The Long and Winding Road”.

Reperi i njohur mban edhe rekordin për numrin e këngëve në top 10, 20 dhe 40 në listën “Hot 100” të Billboard.

Drake tejkaloi rekordin e Beatles të vitit 2018 për shumicën e 10 hiteve më të mira në një vit të vetëm.

LEXO EDHE:

Back to top button