BIRN: Në Ministrinë e Grubit janë shpenzuar mbi 160 mijë euro për honorarë të fshehura

BIRN: Në Ministrinë e Grubit janë shpenzuar mbi 160 mijë euro për honorarë të fshehura

Alsat

Rrjeti investigativ “Prizma” duke u thirrur në një hulumtim të BIRN pretendon në një skandal financiar në Ministrinë për Sistem Politik të udhëhequr nga Artan Grubi. Sipas tyre, gjatë vitit 2022 ky resor ka harxhuar mbi 160 mijë euro për honorarë të fshehura dhe të pa identifikuara deri tani. Sipas hulumtimit, shuma të konsiderueshme për afat një vjeçar janë dhënë edhe për konsultime.

“Ministria paguan për fuqi punëtore plotësuese. Vetëm gjatë vitit 2022, në rreth 40 raste përmes dy agjencive për të drejta autoriale “Artpick” dhe “Licenca MK 2000” janë paguar shuma të ndryshme: nga 22 mijë denarë deri mbi 300 mijë dënarë në muaj me mbulimin “shërbime të tjera për marrëveshje” shifër nën të cilën në të shumtën e rasteve thirren angazhimet me honorar. Ministria paguan edhe për shërbime konsultative. Për këtë është angazhuar agjencia “D-M konsalting Grup”. Përmes saj kanë “kaluar” gjithsej 7.600 euro për një vit”, thonë nga Rrjeti investigativ “Prizma.

Nga viti 2016 kur kjo ministri ishte Sekretariat për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e deri tani në llogari të agjencisë “Licenca MK 2000” janë paguar rreth 280 mijë euro. Prizma disa herë ka kërkuar dokumentacionin mbi të cilat janë bazuar marrëveshjet, por është injoruar nga shërbimi për komunikim me media në Ministrinë e Sistemit Politik.

“Na u dërguan fatura të zbrazura, në të cilat nuk ka procesverbal dhe arsyetim se përse janë angazhuar personat. Në procesverbalin e faturës thuhet “kontraktues” Në dhjetor përsëri kërkuam kopje nga marrëveshjet mbi të cilat janë kryer pagesat, kësaj radhe për 11 muaj. Përgjigje nuk kemi”, theksojnë nga Rrjeti investigativ “Prizma.

Informacionet nuk janë siguruar as pas ndërhyrjes së Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje tek informacionet me karakter publik, nga ku kanë angazhuar ministrinë që në afat prej 15 ditëve t’i siguron përgjigjet. Sipas Prizma-s, përgjigje është kërkuar drejtpërdrejt edhe nga Grubi, por deri në publikimin e hulumtimit, nuk është marrë asnjë përgjigje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button