Organizata e Konsumatorëve: Kompanitë t’i kthejnë paratë që i kanë marrë si ndihmë nga shteti

Organizata e Konsumatorëve: Kompanitë t'i kthejnë paratë që i kanë marrë si ndihmë nga shteti

Gazetar: Adnan Qaili

Kompanitë e industrisë ushqimore që nuk i ulën çmimet, t’i kthejnë paratë e shfrytëzuara për të marrë energjinë elektrike të subvencionuar. Konsumatorët janë të zemëruar se me paratë publike sërish po paguajnë shtrenjtë gjërat bazike ushqimore. Nga Organizata e Konsumatorëve vlerësojnë se Qeveria duhet të kërkojë më shumë përgjegjësi nga këto kompani ushqimore dhe jo vetëm të anulojë këtë lloj ndihme.

“Unë personalisht u habita kur dëgjova se do t’u anulohet rryma e subvencionuar. Nuk duhet hequr, duhet kërkuar që ato para të subvencionuara nga shteti, kompanitë ti kthejnë direkt në buxhet dhe ta vënë në dispozicion të qytetarëve. A ju kujtohet kur u jepeshin subvencione kompanive, e paratë nuk përfundonin te punëtorët? Le t’u merren dhe të përdoren për subvencione për energjinë e gjelbër”, u shpreh Marijana Lonçar – Kryetare e Organizatës së konsumatorëve.

Prodhuesit e industrisë ushqimore përveç rrymës tani gjejnë arsye për subvencionim të pagave të fuqisë punëtore. Madje, referohen edhe kostove të larta të lëndëve të importuara që bëjnë rritjen e çmimeve. Organizata e konsumatorëve tha se do të gjejnë gjithmonë një arsye për të mos hequr dorë nga fitimet.

“Ata gjithmonë do të gjejnë një arsye sepse nuk duan të humbasin fitimet e tyre. Ata gjithmonë do të thonë se humbin. Ose të ngrijmë çmimet sepse nuk kemi parë asgjë nga masa me marzhe të kufizuara”, tha Marijana Lonçar – Kryetare e Organizatës së konsumatorëve.

Këto reagime të Organizatës së konsumatorëve erdhën pas shumë insistimeve të gazetarëve, nga që të njëjtit nuk janë ndjerë të gjallë gjatë gjithë kësaj krize për ti mbrojtur të drejtat për të cilat thirren. Ankesa të shumta në adresë të kësaj organizate janë edhe ulja e sasisë së produkteve të paketuara që nënkupton rritjen e dyfishtë të çmimit kundrejt asaj që marrin konsumatorët.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë u ka dhënë afat atyre që përdorin energji elektrike të subvencionuar dhe nuk i kanë bërë më të lira produktet, që ta bëjnë këtë deri në fund të muajit, në të kundërtën do ta anulojë. Kompanitë ushqimore e kanë përdorur ndihmën që nga 1 dhjetori. I kanë ulur çmimet e disa produkteve minimalisht, por qytetarët nuk i kanë ndjerë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button