Birra pa alkool po bëhet gjithnjë e më popullore, edhe në Oktoberfest

Birra pa alkool është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit, madje edhe në Oktoberfest.

Festivali tradicional Oktoberfest, i 189-ti me radhë, u hap zyrtarisht në Mynih më 21 shtator dhe miliona adhurues të birrës do të parakalojnë deri më 6 tetor. Mirëpo, çmimet e birrës këtë vit po thyejnë të gjitha rekordet, për këtë arsye një numër i madh i vizitorëve po protestojnë hapur.

Çmimi i gjysmë litri birrë kushton nga 13,60 deri në 15,30 euro, ndaj shumë pinësve të birrës do të duhet ta pinë pijen e tyre të preferuar në mënyrë të moderuar për të mos mbetur me xhepa bosh.

Veprimtaria filloi me kryetarin e bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter, i cili tradicionalisht vuri fuçinë e parë të birrës, duke shënuar fillimin e 189-të të festivalit.

LEXO EDHE:

Back to top button