Birraria e Shkupit i promovoi hapësirat e reja të biznesit

Birraria e Shkupit i promovoi hapësirat e reja afariste, të cilat janë pjesë e planit investues dyvjeçar të kompanisë. Ambientet e reja do të jenë nxitje për punonjësit, që të punojnë në mënyrë krijuese dhe si ekip. Në periudhën e ardhshme, rreth 13 milionë euro do të ndahen për modernizimin e objekteve të prodhimit me teknologji të re.

“Ne jemi veçanërisht krenarë, që këto ambiente do të jenë të hapura edhe për komunitetin, veçanërisht për të rinjtë. Përveç programeve tona tashmë të njohura, siç është programi për forcimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve, dhe programi për praktikat verore, ne planifikojmë të iniciojmë programe të reja që do të fokusohen në potencialin tashmë të madh ekzistues në vend, për kreativitet dhe inovacion”, tha Goran Sladiq, Drejtor i Përgjithshëm i “Pivara”.

LEXO EDHE:

Back to top button