Bislimovski: Me USAID-in kemi përgatitur aktet nënligjore, për të mbrojtur konsumatorët

Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) iu nda Mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë zbatimit të projektit të USAID-it për zhvillimin e tregjeve rajonale të energjisë.

Me ndihmën e USAID-it i kemi përgatitur të gjitha aktet nënligjore, që rrjedhin si detyrim nga Pakoja e Tretë Energjetike e UE-së, për të cilat Komuniteti Energjetik për tri vite rradhazi na shpall si trupin më të mirë rregullator, deklaroi Marko Bislimoski në ngjarjen përmbyllëse “Sfidat e ardhshme në zhvillimin e sektorit energjetik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të organizuar nga projekti i USAID-it për zhvillimin e tregjeve rajonale të energjisë, ku edhe iu nda mirënjohja.

“Në praktikë, Ligji i Energjetikës tregoi se i mbron qytetarët edhe në kushte krize siç është rasti tani, në mënyrë që për momentin çmimi i ESM-së është 36,1 euro për 1 MWh , ndërkaq në bursë çmimet arrijnë edhe mbi 200 euro për 1MWh. BAshkë me USAID-in kemi përgatitur aktet nënligjore, të cilat janë krijuar ekskluzivisht për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mundësuar stabilitet dhe siguri në dërgesën e energjisë elektrike. Miratimi i detyrimeve nga Pakoja e Tretë Energjetike, KRRE-së i solli statusin e rregullatorit më të mirë në suaza të Komunitetit Energjetik për tri vite rradhazi”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Investimet intenzive në kapacitetet vendore energjetike, bashkimi i tregjeve, rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë janë kyçe për rritjen e pavarësisë energjetike, theksoi kryetari Bislimoski. Ai tha se skenari i gjelbërt është mundësi për tranzicionin energjetik strukturor dhe të drejtë të të gjithë sektorit energjetik.

LEXO EDHE:

Back to top button