Bitcoin dje tregtohej me 18 mijë dollarë për të rënë në 17 mijë dollarë drejt fundit të ditës ndërsa aktualisht po shitet për…

Çmimi i Bitcoin ra nën 17 mijë dollarë për herë të parë që prej Nëntorit 2020. Ka qenë një javë me luhatje të mëdha për kriptoasetet ndërsa tregu po reagon ndaj ndryshimeve të mëdha siç ishte lajmi i tërheqjes së Binance nga blerja e FTX.

Kjo e fundit, bursa më e madhe në botë e aseteve dixhitale, njoftoi se kishte rënë dakord për blerjen e FTX, kompanisë së themeluar prej Sam Bankman-Fried e cila pak ditë më parë shikoi 6 miliardë dollarë të tërhiqen nga bursa brenda 24 orëve.

Tregjet janë luhatur në mënyrë të ndjeshme në orët që pasuan pas bërjes publike të marrëveshjes. Bitcoin dje tregtohej me 18 mijë dollarë për të rënë në 17 mijë dollarë drejt fundit të ditës ndërsa aktualisht po shitet për 16,733 dollarë sipas CoinGecko.

Është një rënie me 17% krahasuar me një javë më parë. Çmimi i asetit tashmë është 75% më i ulët sesa rekordi prej 69.044 dollarë që arriti në Nëntor të 2021.

Çdo kriptomonedhë tjetër është në telashe gjithashtu. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë humbi 16% të vlerës në 24 orë duke u shitur me 1,100 dollarë.

Shumica e kriptomonedhave të tjera janë në pikiatë. Ajo me performancën më të keqe ishte monedha e FTX ndjekur nga FTT dhe Solana. Kjo e fundit ishte një prej 5 kriptomonedhave më të mëdha në botë në gjysmën e dytë të 2021 ndërsa sot renditet e 16-ta.

FTT ka humbur 62% të vlerës në 24 orë në 3.44 dollarë ndërsa Solana aktualisht po tregtohet me 14 dollarë ose 40% më poshtë sesa 24 orë më parë.

Problemet për kriptomonedhat nuk burojnë vetëm nga lajmi i marrëveshjes Binance-FTX. Inflacioni i lartë në ekonominë Amerikane ka trembur investitorët./pcworld

LEXO EDHE:

Back to top button