Bitcoin, El Salvador synon të bëhet kombi i parë që e miraton si para kombëtare

El Salvadori po ndërmerr hapa për t’u bërë shteti i parë në botë që miraton Bitcoin si monedhë kombëtare, duke hapur derën edhe për vende të tjera duke zvogëluar ndikimin e bankës qendrore mbi ekonomitë e tyre.

Strike, një aplikacionm pagese i Rrjetit Bitcoin, po punon me administratën e presidentit Bukele për të zbatuar planin e kriptomonedhës.“Ajo që është interesant këtu është se Bitcoin është edhe aseti më i madh rezervë i krijuar ndonjëherë dhe një rrjet monetar superior.” – tha themeluesi i Strike, Jack Mallers në një deklaratë. “Mbajtja e Bitcoin mund të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së një vendi në zhvillim nga inflacioni i monedhës ‘fiat’.” – shtoi Mallers. Rreth 70% e banorëve të El Salvadorit nuk kanë një llogari bankare, sipas Strike.

LEXO EDHE:

Back to top button