Braktisi universitetin dhe u bë themeluesi më i ri Europian i kompanisë tani me vlerë 4.3 miliardë dollarë

" "

Markus Villig, në moshën 19 vjeçare braktisi universitetin pas vetëm një semestri duke studiuar shkenca kompjuterike në Universitetin Tartu, në Estoni, deri sa aplikacioni i tij për udhëtim, Taxify (tani i njohur si Bolt), filloi të ngrihej. Villig filloi biznesin me një hua prej 5,000 euro nga familja e tij për të ndërtuar një prototip të aplikacionit, para që iu kishin dedikuar atij për studime.

Gjashtë vjet më vonë, në moshën 25-vjeçare, ai është themeluesi më i ri i një kompanie miliarda dollarëshe në Evropë, tani me vlerë prej $4.3 miliardë. Aplikacioni evropian rival i Uber është i disponueshëm në 100 qytete në 30 vende, me 25 milion klientë që e përdorin atë dhe 500,000 shoferë.

Florent Ibraimi

LEXO EDHE:

Back to top button