Biznesi kërkon ndihmë nga Qeveria dhe masa kundër rrymës së shtrenjtë

Biznesi kërkon ndihmë nga Qeveria dhe masa kundër rrymës së shtrenjtë

Gazetar: Ile Petrevski

Kërkesat e biznesit për mbështetje nga shteti formohen në bazë të përllogaritjeve. Asnjë nga kërkesat nuk është fikse dhe për këtë arsye Qeveria duhet t’i marrë seriozisht biznesmenët. Për të parandaluar kolaps në sektorin privat me mbylljen e kompanive dhe largimin e punëtorëve nga puna, kërkohet reagim i shpejtë i autoriteteve. Kështu ka paralajmëruar shtabi i krizave i Odës Ekonomike, se situata e likuiditetit në sektorin real është tashmë e rrezikuar rëndë.

“Të subvencionohet çmimi i energjisë elektrike për industrinë sipas shembullit të vendeve fqinje. Të sigurohet kornizë ligjore që kompanitë të dalin nga kontratat ekzistuese të furnizimit me energji elektrike, të jenë në gjendje të lidhin kontrata me EMV Furnizimi, duke maksimizuar prodhimin e energjisë elektrike të shtetit dhe duke ofruar teprica për industrinë me çmimin e prodhimit”, tha Jelisaveta Georgieva Jovevska, nënkryetare e Odës ekonomike.

Në Këshillin Ekonomik në Qeveri nuk u miratuan masa konkrete, edhe pse biznesi priste shumë nga ajo mbledhje. Tani shansi i ri për një pako të re masash është të mërkurën e ardhshme, kur është planifikuar takim i ri mes autoriteteve, biznesmenëve, sindikalistëve dhe ekspertëve.

“Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, të gjitha me qëllim që të ndihmohen kompanitë që janë në tregun e hapur që të marrin energji elektrike më të favorshme se çmimi i bursës”, njoftojnë nga Qeveria.

Si shpëtim nga situata, kompanitë i shohin edhe negociatat me Bullgarinë për ofrimin e energjisë elektrike më të lirë për ekonominë. Por optimizmi ra pas informacionit nga Sofja zyrtare se rryma e tyre mund të shitet vetëm me çmime të bursës, por ato janë të larta dhe nuk u përshtaten kompanive në Maqedoni. Pritet marrëveshje e mundshme me Bashkimin Evropian që Maqedonia, nëse vendos të blejë energji elektrike nga Bullgaria, të mund të kërkojë ndihmë nga fondet evropiane të solidaritetit dhe ta zbusë sa më shumë goditjen e çmimit të shitblerjes./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button