Bjellorusia bëhet gati për protesta të reja


Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në të cilat pritet të kundërshtohet vendimi i presidentit Alayksandr Lukashenka, i cili një ditë më parë urdhëroi forcat e armatosura që të qëndrojnë në gatishmëri, për të mbrojtur kufijtë perëndimor të vendit të tik.

Mijëra qytetarë kanë protestuar në rrugët e Bjellorusisë, që prej se Lukashenka – i cili është në pushtet nga viti 1994 –shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Mbi 7,000 protestues janë arrestuar dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar votimet dhe kanë dënuar brutalitetin e përdorur nga autoritetet ndaj protestuesve.

Më 23 gusht u raportua se trupi i një djali të ri, i cili u zhduk pas një proteste më 12 gusht, u gjet në një pyll në afërsi të Minskut. Trupi i tij u tha se kishte shenja të dhunës.

Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidatja opozitare, u largua në Lituani pas zgjedhjeve. Ajo pretendon se në zgjedhjet presidenciale kishte fituar 60 deri në 70 për qind të votave. Më 22 gusht, ajo deklaroi se bjellorusët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre dhe nuk duhet t’i besojnë Lukashenkas kur thotë se vendi është nën kërcënim ushtarak.

“Ne jemi populli i Bjellorusisë, ne jemi shumica dhe nuk do të zmbrapsemi. Më nuk frikësohemi”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

Komentet e saj ishin në lidhje me disa pretendime të Lukashenkas se trupat e NATO-s në Poloni dhe Lituani i janë afruar kufijve me Bjellorusinë.

NATO ka thënë se këto pretendime të Lukashenkas janë “të pabaza”.

LEXO EDHE:

Back to top button