Intensiteti i trafikut, mesatar në rrugët urbane dhe interurbane
Alsat
23.08.2020 10:07
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi Lidhja Automoto.
Rruga rajonale Çegran – f. Çajle, siç theksuan nga LAMM është e mbyllur për komunikacion për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.