Blerjet nga jashtë Mickoski: Nuk planifikojmë kufizimin e shitjes së derivateve

Shteti nuk po mendon për kufizim të shitjes së derivateve, siç bënë disa vende të rajonit. Kryeministri Mickoski, tha se për momentin nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pavarësisht faktit që është rritur konsumi për 10 për qind, për shkak të furnizimit me derivate edhe nga qytetarët e vendeve të rajonit. Sipas tij, kjo nuk paraqet problem për momentin, për shkak se shteti ka mjaftueshëm rezerva.  

“Dua të them se naftësjellësi është në funksion të plotë, gjegjësisht tubi është i mbushur, gjë  që paraqet siguri shtesë. Depot janë të mbushura në pajtueshmëri me ligjin, rezervat shtetërore janë për diku rreth 60 ditë, kështu që në këtë moment absolutisht nuk ka asnjë nevojë për një masë të tillë“, deklaroi  Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button