ОКТА e ka rritur zbritjen për naftën

Gazetar: Angell Dimovski

ОКТА ka zbritur edhe për 1 denar çmimin e furnizimit të dizelit, duke e çuar zbritjen totale në 3 denarë për litër. Sipas ОКТА-s, vendimi ka për qëllim t’u mundësojë tregtarëve që zbritjen ta reflektojnë te qytetarët. Megjithatë, edhe pse një pjesë e kompanive i përdorin zbritjet e ОКТА-s, ato e mbajnë fitimin dhe nuk u japin zbritje qytetarëve, duke përfituar në kurriz të tyre.

“Përmes komunikimeve intensive me OKTA-n siguruam kushte për zbritje të karburanteve me qëllim uljen e presionit të çmimeve për qytetarët dhe kompanitë. OKTA në mënyrë plotësuese e ka rritur zbritjen nga 2 në 3 denarë për litër të dizelit. Ky është rezultat konkret i qasjes së partneritetit, me qëllim të përfitojnë qytetarët dhe biznesi”, deklaroi Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjetikës.

Qytetarët thonë se me këto çmime nuk mund të përballojnë më të ngasin vetura.

“Po do të rritet, normalisht që do të rritet, sipas situatës do të rritet. Vështirë është, do të heqim dorë të gjithë nga automjetet. Askund, do t’i parkojmë para derës, do të blejmë biçikleta dhe do të ngasim, mbaroi puna”, tha një qytetar.

“Më shumë do të rritet sesa të ulet, s’ka gjasa. Shteti s’ka asgjë, as paga, asgjë. Vetëm rritje çmimesh, por nuk jep asgjë”, thotë një qytetar tjetër.

 Çmimet e naftës në bursën botërore shënuan rënie nën 100 dollarë për fuçi pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Tramp për t’i hapur rrugë bisedimeve me Iranin. Por pas reagimit të Iranit se nuk ka bisedime çmimi në bursë sot sërish shënoi rritje në mbi 103 dollarë për fuçi. / Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button