Fushatë kundër përdorimit të armëve të lehta në shkolla

Gazetare: Melihate Rustemi

Me një thirrje drejtuar prindërve dhe nxënësve, nisi fushata për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të lehta te të rinjtë e quajtur “Jeta nuk ka restart. Arma nuk është lojë”. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, u shpreh se shoqëria shpesh bën gabimin e romantizimit të armëve, duke harruar se një sekondë pakujdesie shkatërron jetë në mënyrë të pariparueshme.

Arma nuk është diçka që duhet romantizuar apo nënvlerësuar. Një moment pakujdesie mund të lërë pasoja jo vetëm mbi individin, por edhe mbi familjen e tij, miqtë dhe të gjithë komunitetin. Parandalimi i keqpërdorimit të armëve dhe dhunës te të rinjtë është obligim i përbashkët i institucioneve, shkollave, prindërve dhe komuniteteve lokale”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, tha se në një kohë kur dhuna shpesh promovohet përmes mediave sociale, është jetike të kultivohet empatia dhe zgjidhja paqësore e konflikteve.

“Megjithëse aksesi në armë mund të jetë i kufizuar, ekspozimi ndaj përmbajtjeve që romantizojnë dhunën mbetet shqetësues. Prandaj është thelbësore të shpërblehen zgjedhjet e shëndetshme, të nxitet empatia, respekti dhe përgjegjësia. Gabimet e lidhura me armët paguhen”sepse jeta nuk ka restart, ndërsa arma nuk është lojë”, tha Kilian Val, shef i misionit të OSBE-së.

Gjatë periudhës në vijim, ekipet e OSBE-së dhe institucioneve përkatëse do të vizitojnë shkolla fillore dhe të mesme në qytete të ndryshme për të informuar nxënësit drejtpërdrejt mbi rreziqet që kanosen nga posedimi i armëve. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button