Blinken premton ndihmë të re për Azinë Qendrore

Blinken premton ndihmë të re për Azinë Qendrore

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar se do të ndihmojë në lehtësimin e varësisë së shteteve të Azisë Qendrore nga Moska, përderisa shqetësimet për ndikimin e Kremlinit rriten teksa ai po vazhdon pushtimin e Ukrainës.

Duke vizituar kryeqytetin kazak, Astana, më 28 shkurt Blinken njoftoi për ndihmën e re prej 25 milionë dollarësh për të ndihmuar në diversifikimin e rrugëve tregtare dhe krijimit të vendeve të rajonit. Ai këtë njoftim e bëri gjatë samitit C5-1, në të cilin morën pjesë ministrat e Jashtëm të Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Teksa po vazhdon lufta e Moskës kundër Ukrainës, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara mbështetin “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial” të shteteve në Azinë Qendrore, që sikurse Ukraina, janë ish-republika sovjetike.

Presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, e cilësoi vizitën e Blinkenit “të rëndësishme dhe si një shtysë shtesë për bashkëpunimin tonë strategjik”.

Samiti C5+1 është mbajtur disa herë që nga viti 2015.

Përmes një deklarate, Departamenti amerikan i Shtetit tha më 27 shkurt se samiti C5+1 “rrit bashkëpunimin në mes të shteteve të Azisë Qendrore për të përpara drejt qëllimit tonë të përbashkët: një Azi Qendrore të pavarur, prosperuese dhe të sigurt, që adreson shqetësimet e përbashkëta në partneritet me Shtetet e Bashkuara”.

Për dallim nga ish-republika tjetër sovjetike, Bjellorusia, shtetet e Azisë Qendrore kanë reaguar më me kujdes ndaj Moskës lidhur me luftën e paprovokuar ndaj Ukrainës, teksa këto shtete po tentojnë të balancojnë raportet e tyre me Kremlinin.

SHBA-ja ka tentuar që të mos dëmtojë këtë rajon me sanksionet që ka vendosur ndaj Rusisë, veçmas në sektorin e energjisë, që ofron të ardhura vitale për Azinë Qendrore.

Më vonë gjatë 28 shkurtit, Blinken do të qëndrojë në Uzbekistan, teksa ai do të vazhdojë turneun e tij për në Indi për të marrë pjesë në takimin e G20-s.

LEXO EDHE:

Back to top button