Blinken vizitë në Gjermani dhe Ukrainë këtë javë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë këtë javë në Gjermani dhe Ukrainë, derisa kërcënimi rus ndaj kësaj të fundit po vazhdon.

Në Berlin, Blinken do të diskutojë angazhimet e fundit diplomatike me Rusinë dhe përpjekjet e përbashkëta për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e aleatëve dhe partnerëve për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë, njofton zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Derisa, në Kiev sekretari i Shtetit, do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba “për të përforcuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, raporton CNN.

Price ka shtuar se Blinken gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, do të takohet me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas takimit me Katërkëndëshin Transatlantik, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Vizita e Blinken pason bisedimet diplomatike të javës së kaluar midis Perëndimit dhe zyrtarëve rusë, të cilat përfunduan pa një angazhim nga Rusia se do të deeskalonte dhe do të tërhiqte dhjetëra mijëra trupa që vendosi në kufirin ukrainas.

Përpara udhëtimeve të diplomatit të lartë amerikan në Kiev, Blinken foli të martën me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për angazhimet diplomatike të javës së kaluar dhe “theksoi rëndësinë e vazhdimit të një rruge diplomatike për të ulur tensionet që rrethojnë vendosjen ushtarake ruse në kufi me Ukrainën”.

LEXO EDHE:

Back to top button