Sulmet e koalicionit në Jemen lënë 20 të vrarë

Sulmet ajrore të koalicionit, të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë bombarduar kryeqytetin e Jemenit, Sana, duke vrarë së paku njëzet persona, përfshirë edhe civilë. Mediat e kryengritësve huthi kanë thënë se sulmi ishte prej më vdekjeprurësve prej fushatës bombarduese të nisur më 2019.

Katërmbëdhjetë persona. Sulmet ajrore janë kryer një ditë pasi grupi huthi mori përgjegjësinë për sulmin e kryer në Abu Dabi, ku tre persona mbetën të vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin e kryengritësve të Jemenit, që po e luftojnë Qeverinë civile të Jemenit, që ka mbështetjen e aleatëve të Arabisë Saudite. Në sulmin e sotëm në Sana, 14 persona janë vrarë kur aeroplanët bombarduan shtëpinë e një zyrtari të lartë ushtarak të kryengritësve huthi.

Në mesin e të vrarëve janë edhe gruaja dhe i biri i tij. Koalicioni ka bërë të ditur se ka neutralizuar edhe disa sulme me dronë që janë lansuar nga kryengritësit e Jemenit në drejtim të Arabisë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button