“Bllagoja Toska” përplas BDI-në me komunën e Tetovës

“Bllagoja Toska” përplas BDI-në me komunën e Tetovës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Mos vendosja e sinjalizimit vertikal në bulevardin “Bllagoja Toska” ka nxitur reagimin e degës së BDI-së në Tetovë. Akuzuan komunën se, edhe përkundër numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në këtë udhëkryq, komuna ende nuk ka vendosur semaforët për rregullimin e komunikacionit.

“U bënë gjashtë muaj që kur bulevardi Bllagoja Toska u lëshua në përdorim pa pëlqim nga ministria e punëve të brendshme dhe pa procedura të parapara me Ligj. Sipas rregullit të komunikacionit duhet të inspektohet dhe të merret leje nga SPB, por këtë gjë nuk e ka bë komuna e Tetovës që nënkupton moskujdesin që ka kjo komunë për sigurinë e qytetarëve. Si pasojë e kësaj, numri i aksidenteve në këtë udhëkryq sa shkon e rritet. Qytetarët janë të rrezikuar çdo ditë, ndërsa komuna e Tetovës nuk ndërmerr asgjë për vendosje të semaforëve apo rreth rrotullimit”, deklaroi Shpresa Qazimi, Këshilltare komunale nga radhët e BDI-së.

Nga ana tjetër, komuna e Tetovës ka hedhur poshtë akuzat mos vendosjen e semaforëve në këtë bulevard, ndërsa fajin e hedh tek Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.

“Hedhim poshtë akuzat se ky bulevard është lëshuar në qarkullim pa i plotësuar kushtet  sepse janë shenjat ato që japin orientimin në këtë aks rrugor. Në anën tjetër, bëjmë të ditur se procedura e tenderimit për vendosjen dhe mirëmbajtjen e semaforëve ka përfunduar dhe së shpejti do të jenë gati, me planin për ndryshim komunikacioni në këtë rrugë që është ndër më të frekuentuarat pas përfundimit të kësaj procedure, do kërkohet pëlqimi nga SPB-së për të vendosur sinjalizimin vertikal. Ata që bëjnë politikë ditore mbi kurrizin e qytetarëve le të shkojnë te SPB-së që kjo procedurë të kaloj shpejtë dhe pa pengesa”, u shpreh Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Përderisa komuna e Tetovës vazhdimisht kërkon leje për vendosjen e semaforëve në këtë udhëkryq, nga Policia e Tetovës thonë se Komuna duhet sa më shpejtë t`i vendos semaforët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button