BM, borxhi publik kalon pragun prej 2 000 miliardë stërlinash, për herë të parë që prej 1961


Borxhi publik i Britanisë së Madhe kaloi në fund të korrikut pragun prej 2 000 miliardë stërlinash, për herë të parë që prej vitit 1961, ndërsa në të njëjtën kohë shitjet me pakicë u rritën mbi nivelin e tyre të para-pandemisë, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

Financat publike britanike po përkeqësohen me shpejtësi të lartë për shkak të kostos së masave të ndihmës ekonomike të vendosura këto muajt e fundit për të përballuar pasojat e pandemisë.

Borxhi arriti pikërisht në 2 004 miliardë stërlina muajin e kaluar dhe përfaqësoi më shumë se 100% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (100.5%) për herë të parë që nga viti 1961.

LEXO EDHE:

Back to top button