Boçvarski: Autostrada do të thelloj bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski qëndroi në Bllacë për të inspektuar nga afër punët ndërtimore rreth autostradës Shkup-Bllacë. Me këtë rast Boçvarski nënvizoi rrëndësin e autostradës në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, mes republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Kosova është partner i jonë i rëndësishëm, kështu që ndërtimi i kësaj autostrade do të thelloj edhe më shumë këmbimin tregtarë”, tha Boçvarski duke shtuar se kushtet klimatike janë të mira dhe japin shpresë se punët ndërtimore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi theksoi problemin me shpronësimin e pronave.

“Ne e kemi krye shpronësimin, por kemi disa pronar të parcelave që nuk janë pajtuar me çmimin e shpronësimit, dhe vazhdojnë proceset gjyqësore. Në momentin që do të përfundoj procesi gjyqësor, ne do të bëjmë shpronësimin në bazë të vendimit gjyqësorë”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore.

LEXO EDHE:

Back to top button