Boçvarski: Duhet dinamikë më serioze për autostradën Shkup-Bllacë

Boçvarski: Kemi shpronësuar 80 për qind nga seksioni i parë në autostradën Shkup- Bllacë

I pyetur për mungesën e punimeve në terren në autostradës Shkup-Bllacë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski theksoi se ka përparim në pjesën e shpronësimit, dhe se së shpejti do të nis realizimi i seksionit të parë nga kjo autostradë.

“Shkup-Bllacë, seksioni i parë, që është 1.8 kilometra, kemi përparim në pjesën e shpronësimit, nga 60 për qind, tashmë kemi arritur 80 për qind. realizuesi është vendosur në punë. Kur ka nivel të lartë të shpronësimit, mund të që seriozisht të punohet, dhe me shpejtësi më të madhe. Pjesa e dytë e seksionit po projektohet. Gjatë realizimit të pjesës së parë, duhet të përfundojë projektimi dhe tenderimi i pjesës së dytë dhe të përzgjidhet realizuesi. Do ta ndjekim këtë dinamikë, me rëndësi është që atje duhet të niset me dinamikë më serioze”, theksoi Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

 

LEXO EDHE:

Back to top button