Boksieri britanik humb sfidën, por mbushi xhepat me të holla

Entoni Xhoshua humbi titujt në peshat e rënda, pasi që Oleksander Usyk nga Ukraina shënoi fitore pas 12 rundeve të zhvilluara, mirëpo shtoi konton bankare më shumë se boksieri ukrainase.

Sipas përllogaritjeve të fundit, boksieri britanik do të përfitojë 3 herë më shumë se kampioni i ri i botës në peshat e rënda në versionet IBO, IBF, VBO dhe IBO, Oleksander Usyk.

Xhoshua do të arkëtojë 15 milion paund, prej të cilave 10 mln janë nga honorari kryesor dhe 5 mln të tjerë si bonus nga të ardhurat e emitimit përmes internetit. Ndërkohë Usyk do të arrijë deri të 5 milion paund, prej të cilave janë 3 nga “Pay per view” dhe 2 mln janë nga honorari bazë.

Mirëpo pas kësaj fitores, është më se e sigurtë se honorari i ardhshëm i Usyk, do të jetë edhe më I lartë. Mediat britanike raportojnë se kundërshtari i ardhshëm sërisht do të jetë Entoni Xhoshua, që kërkon një rimeç, pas humbjes së titujve.

LEXO EDHE:

Back to top button