Gazetar: Bashkim Sulejmani
“Edhe pse dukej që sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit po shkon drejt fundit, reshjet e reja të borës kanë bërë që ky sezon të zgjatet”
“Sipas asaj që shohim se kemi borë, e shohim të mundur të vazhdojmë me sezonin e skijimit. Po ashtu këtë vikend do jemi të hapur deri të dielën, dhe pas të dielës do informojmë nëse do vazhdojmë apo jo, por sipas borës, mendojmë që sezoni do të vazhdojë,” tha Gani Aliji. Drejtor i Kodrës së Diellit.
Për momentin në Pikën e Skijimit ka mbi 60 centimetra borë, ndërsa nga nesër do të jenë në dispozicion edhe ski liftët. Reshjet e borës në dy ditët e fundit, kanë shtuar edhe numrin e turistëve.
“Me borën e re rikthehen kërkesat dhe kemi kërkesa të momentit të fundit që kanë dëgjuar se ka borë dhe janë shtuar kërkesat nga mysafirët e jashtëm, sidomos këta që bëjnë free ride,” deklaroi Ashim Hasani. Menaxher i objektit hotelerik.
Mjegulla e dendur që kaploi këtë pikë turistike sot, nuk mundësoi skijim, ndërsa vizitorët e kishin të vështirë madje edhe të arrijnë deri në Kodër të diellit shkaku i dukshmërisë së vogël. /Alsat.mk








